Asnjë peshëngritës i ri shqiptar nuk do të marrë pjesë në garat e Kampionatit Botëror të kategorisë junior të Peshëngritjes, turne që zhvillohet më datat 6-13 qershor, në ëroclaë të Polonisë. Dje ka qenë dita e fundit e regjistrimit të sportistëve për këtë turne dhe pdje, Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes (IëF) ka publikuar listën përfundimtare të pjesëmarrësve të këtij aktiviteti. Këtë herë nuk do të ketë vend për “lista shtesë”, siç ndodhi me Europianin, ku u harrua të dërgohej në kohë delegacioni kuqezi. Ky është një tjetër event i rëndësishëm ku peshëngritja shqiptare nuk merr pjesë në arenën ndërkombëtare, mungesa që po bëhen disi të shumta kohët e fundit me përjashtim të një turneu në San Marino.

Rastet e shpeshta të dopingut që përfshinë këtë sport në fund të dhjetorit të kaluar, duket se kanë rënduar jo pak në nderin dhe buxhetin e peshëngritjes shqiptare, që duket se kërkon të qëndrojë në hije këto muaj.
Duket se FSHP-ja nuk ka pranuar të shkojë në këtë turne për shkak se nuk ka elementë cilësorë për të pretenduar medalje, pasi kostot nuk janë shumë të mëdha, duke qenë se ky Botëror zhvillohet në Poloni, pra në Europë. Por në fakt ky nuk është justifikim. Emanuel Lushi i Vllaznisë kishte kohë që përgatitej për këtë botëror ku kishte synime të mëdha, pse jo për të hyrë në zonën e medaljeve. Por arsyeja pse ai nuk ka shkuar në Botëror, ka qenë ajo financiare. Edhe në Kupën e San Marinos ku ai mori pjesë pak ditë më parë duke zënë madje vendin e parë në peshën e tij dhe duke marrë kupën e sportistit më të mirë, ak shkuar me paratë e tij. Ky është mëkat sepse duke mos marrë pjesë në të tilla aktivitete të rëndësishme kuptohet që bie edhe dëshira e sportistëve për të punuar ngaqë nuk e ka të qartë se cila do të jetë gara e ardhshme për të.

© shkodrasport.com