Vllaznia e femrave u kualifikua pasditen e se merkures ne 16-shen e skuadrave me te mira te Europes, pas atij suksesi ne ndeshjen e dyte ndaj ekipit ukrainas Vorskla Kharkiv me rezultatin 2-1, kur kujtojme qe ndeshja e pare ishte mbyllur ne barazim 1-1.
Ne sfiden e se merkures, merita me e madhe natyrisht qe shkon per mesfushoren Gresa Berisha e cila shenoi golin e fitores ne minuten e 88-te, apo dhe te Tarah Patterson qe shenoi golin e pare. Merite kane te gjitha vajzat ne fakt te cilat dhane maksimumin e tyre ne fushen e lojes.
Por ne duam te veçojme njeren prej tyre, portieren Kaylin Williams. 26 vjeçarja amerikane nuk ka shume kohe qe ka mberritur ne Shkoder por eshte ingranuar shume shpejt me skuadren dhe duket se ka vite qe luan me te. Me perjashtim te nje pervoje te shkurter ne Zelanden e Re, ajo te gjithe karrieren e derttanishme e ka patur ne vendin e saj, ku ka luajtur ne nivel kolegjesh dhe universitetesh.
Te Vllaznia duket se Kaylin ka gjetur “token e premtuar”. Ndjehet e lumtur dhe madje u shpreh se “jam e bekuar qe jam pjese e ketij ekipi” me te cilin po perjeton emocione te jashtezakonshme. Ne fakt me shume te gezuar jane drejtuesit kuqeblu qe me ne fund gjeten portieren e duhur.
Ajo eshte e treta portiere amerikane qe erdhi ne Shkoder kete vere dhe rezultoi “e treta e verteta”. Ne dy ndeshjet ndaj Vorsklas ka pritur dy 11-metersha (gaboi tek goli i ukrainaseve ne sfiden e dyte), por perveç kesaj ofron garanci me menyren si luan, me reagimet dhe saktesine e saj ne çdo nderhyrje.
Me te ne loje, edhe lojtaret e tjera te Vllaznise ndjehen me te sigurta dhe padyshim qe kjo eshte diçka shume pozitive dhe garanton nje performance te mire edhe ne ndeshjet ne grupe te Champions League, te cilat Kaylin Williams i pret me shume kenaqesi./SHKODRA-SPORT.COM/