Korabi dhe Apolonia luajnë sot në 17:00 për fazën play-off në Superligë. Sfida luhet në “Niko Dovana”, me dy skuadrat e Kategorisë së Parë që duan një mundësi për në elitën e vendit.

Fituesi i sotëm në këtë duel, luan me vendin e tetë në Superligë, për të marrë më pas të drejtën për në futbollin e madh të Shqipërisë.

Egnatia është skuadra kundërshtare e fituesit të sotëm, ndërsa tifozë të shumtë nga Peshkopia dhe Fieri priten në Durrës.

Bashkitë respektive, në bashkëpunim me klubet kanë vendosur autobusa falas për tifozët.

Padyshim qe pritet te jete nje ndeshje e bukur e cila per momentin duket se per momentin nuk ka favorite.