Vllaznia U21 e ka nisur me barazim kampionatin. Pasditen e sotme ajo eshte ndeshur ne kryqytet ndaj Partizanit me te cilin ka barazuar ne shifrat 1-1, ku golin e vetem per kuqeblute e ka shenuar sulmuesi Kevin Dodaj.

Loja ka patur rivalitet dhe nuk kane munguar edhe rastet e shenimit, por golat do te vinin vetem ne pjesen e dyte. Fillimisht ka qene futbollisti Bajraktari qe ka kaluar ne avantazh Partizani U21 pikerisht ne minuten e 78-te.

U mendua se ky gol do ta mbyllte ndeshjen, por nuk ishte e thene te ndodhte keshtu sepse kuqeblute e drejtuar nga trajneri Ergi Borshi kane ngulmuar duke arritur te shenojne golin e barazimit ne minuten e 85-te.

Edhe ne minutat e fundit pati perpjekje per nje gol te fitores, por shkodranet nuk ia kane dale dhe si rrjedhoje i gjithe takimi eshte mbyllur ne shifrat e barabarta 1-1.


PARTIZANI U21- VLLAZNIA U21 1-1

Shenues: Bajraktari ’78/ Dodaj ’85

VLLAZNIA U21: Bunjaj, Ramja, Paloka, Kapllanaj, Zahi, Dulaj, Brahimi, Shimaj, Cungu, Kubazi, Dodaj. Trajner Ergi Borshi. U aktivizuan edhe Zaganjori e Jahaj.