Diten e djeshme perpara ndeshjes ndaj Egnatias, eshte zhvilluar nje ceremoni e thjeshte e zyrtarizimit te bashkepunimit ne mes KF Vllaznia dhe sponsorit gjeneral te saj, Sigal Uniqa. Ashtu si presidenti i kesaj te fundit Avni Ponari qe e ka vleresuar kete bashkepunim, edhe vete klubi shkodran mendon se do te jete nje bashkepunim i frytshem.

“Sporti ka në thelb zhvillimin, shëndetin dhe sigurinë. KF Vllaznia dhe kompania e sigurimeve SIGAL kanë finalizuar ditën e djeshme marrëveshjen e bashkëpunimit mes tyre, si një pikë kulmore profesionalizmi, zhvillimi dhe angazhimi reciprok për të çuar përpara këto parime.

Nga ana jonë, ky bashkëpunim është një shkallë më e lartë përfshirjeje reciproke për të bërë mirë dhe rritur sensibilizimin në qytet mbi rëndësinë e sportit për një shëndet më të mirë; për të realizuar ëndrrat e mijëra fëmijëve që duan të veshin fanellën kuq e blu dhe për të nderuar emrin e gjithë figurave që me vite e kanë bërë krenar qytetin e Shkodrës.

Jemi të nderuar që sëbashku me SIGAL Uniqa, jo vetëm çojmë përpara traditën sportive të qytetit tonë, por edhe i hapim rrugë mundësive të reja, sfidave të përditshme dhe së ardhmes së familjeve tona. Krenar dhe falenderues për hapat e realizuar mes nesh KF VLLAZNIA dhe SIGAL Uniqa”- shkruhet ne faqen e klubit kuqeblu./SHKODRA-SPORT.COM/