Futboll ne Shkoder vazhdon te mbetet sporti i preferuar i femijeve dhe te rinjve. Per rrjedhoje numri i tyre qe duan te rregjistrojne dhe te enderrojne te behen futbollist, shtohet gjithnje e me shume. Per rrjedhoje edhe ekipet dhe prandaj nje opsion me teper eshte tashme dhe KF Bashkimi.

I krijuar nga trajneri Ervin Alushi, ky ekip pritet qe nga janari i vitit te ardhshem te prezantohet ne kampionatet e Liges Amatore me grupmoshat nga 6-13 vjeç. Ne fakt, KF Bashkimi nuk eshte nje ekip i ri, por vazhdim i nje emri te meparshem dhe kete na e shpjegon vete Alushi ne nje prononcim te dhene per gazeten tone:

“Ishte viti 2011 kur u krijua ekipi ynë me emrin KF Bardhaj”, kështu e nis Ervini historinë e tij, një i ri që duket qartë se përbrenda ka një pasion të jashtëzakonshëm për futbollin.

Ekipi i sapokrijuar, organizonte ndeshje me fshatrat e tjerë të zonës dhe pothuaj çdoherë, dilte fitimtar.

Paralelisht, KF Bardhaj merrte pjesë edhe në kampionate të organizuara nga Myftinia Shkodër, ku me 23 shtator 2015, u fitua edhe kupa e kampionatit të zhvilluar në Postribë. Ishin shumë të rinj që konstatuan pasionin për futbollin dhe kështu nisën të formoheshin të tjerë lojtarë dhe fitoret pasuan, si në vitin 2016 në kampionatin e Postribës.

Të sigurtë në hapat e hedhur, KF Bardhaj u regjistrua edhe në kampionatin e qytetit të Shkodrës, të cilin në vitin 2017 e fitoi duke marrë edhe kupën përkatëse. Një tjetër ekip i më të vegjëlve, në kampionatin e zhvilluar në Shkodër, fituan kupën përkatëse.

Data 1 gusht 2017 është ndër më të veçantat. Nisi stërvitja e parë për grupmoshat nga 9 deri në 19 vjeç nga KF Bardhaj dhe stërvitjet zhvillohen rregullisht me numër të konsiderueshëm lojtarësh. Çdo gjë po ecte më së miri dhe mbështetja ndaj ekipit vinte në rritje. Mjaft i rëndësishëm ishte edhe bashkëpunimi me ekipin FC Djelmnia, duke i dhënë një shtysë tjetër zhvillimit të talenteve përmes disiplinës dhe arritjeve sportive. Mbështetja e presidentit të këtij ekipi ishte e pakursyer.

Pas një bashkëpunimi 2 vjeçar, gjithçka mori drejtim tjetër pas disa problemeve në mes KF Bardhaj dhe FC Djelminia. Kështu, vazhdimësia e KF Bardhja ishte në shtetin italian. Atje mbështetja ishte maksimale për ekipin, i cili duke ruajtur të njëjtën stemë, vendos emrin simbolik, kuptimplotë KF Bashkimi, si një bashkim i të gjithë futbolldashësve, pa asnë dallim. U bënë përpjekje të mëdha për hapjen zyrtare të ekipit nga KF Bardhaj në KF bashkimi, por për arsye të mosplotësimit të dokumentacionit, nuk u bë e mundur të kurorëzoheshin me sukses.

Vetëm para pak ditëve, me 16 shtator 2019, u bë rihapja e ekipit KF Bashkimi, ku u grumbulluan shumë lojtar, të cilët u pajisën edhe me bazën e rregullt materiale.

“Po vazhdojmë stërvitjen me rregull dhe me ide të qarta, për arritjen e edukimit, zhvillimit të fëmijëve, duke patur një eksperiencë tashmë”, përfundon tregimin e tij për KF Bashkimin Ervin Alushi.