Asnjë barazim nuk u regjistrua në javën e 12-të në Abissnet Superiore. Tirana dhe Skënderbeu kryen detyrat e shtëpisë ndaj Kastriotit dhe Egnatias, Teuta mposhti 0-1 Dinamon dhe i dhuroi Renato Arapit suksesin e parë si trajner në elitën e futbollit shqiptar, ndërsa Vllaznia dhe Laçi konfirmojnë momentin e mirë, duke siguruar fitore ndaj rivalëve të fortë si Partizani e Kukësi.

Emisioni “Analizë Superiore” në Supersport, nën drejtimin e gazetarit Sokol Xhihani dhe Fation Bardhit, videoanalist i kombëtares U19, publikoi statistikat e kësaj javë duke nisur nga sfida e “Loro Boriçit”.

VLLAZNIA-PARTIZANI 1-0

Djemtë e Brdariç luajtën 45 minuta shumë të mira dhe shkuan në pushim në avantazh falë golit të Latifit. Vendasit mbetën me dhjetë lojtarë në pjesën e dytë, por “Demat” e Ilir Dajës nuk e shfrytëzuan superioritetin numerik të krijuar nga ndëshkimi i Ardit Krymit.

Më mirë u shfaq skuadra e Vllaznisë në lidhje me goditjet në dhe brenda portës kundërshtare, topat e humbur (dy më pak se Partizani) dhe numrin e driblimeve dhe të realizuara me sukses.

Edhe pse doli pa pikë, ekipi kryeqytetas dominoi në qarkullimin e topit (58%), kohën e lojës efektive (27:17 kundrejt 19:30 të Vllaznisë). Ndjeshëm më mirë Partizani në pasime dhe pasimet e sakta (114 më shumë se kuqeblutë), ndërsa kishte barazim duelesh (nga 250), me miqtë që fituan më 13 më shumë se vendasit.