Per ndeshjen e se dieles ndaj Skenderbeut, ne formacionin e Vllaznise do te mungoje mesfushori Ardit Krymi. Numri 6 i kuqebluve u ndeshkua me karton te kuq ne ndeshjen e kaluar ndaj Partizanit.

Si rrjedhoje, ai nuk do te mundet te luaje ndaj korçareve duke krijuar nje problem jo te vogel per stafin teknik te cilit i duhet te mendoje per zevendesimin e tij.

Alternativat duket se jane dy dhe pikerisht dy boshnjake, Zinedin Mustedanagiç dhe Elvedin Heriç. Ky i fundit ka luajtur me shume kete sezon, ndersa tjetri ne vetem dy ndeshje si titullar.

“Gara” ne mes tyre pritet te fitohet nga Heriç sepse eshte nje lojtar me tipare me mbrojtese, duke iu perafruar disi Krymit, nderkohe qe Mustedanagiç sheh me perpara.

Megjithate, çdo gje do te vendoset para ndeshjes dhe Brdariç padyshim qe do te zgjedhe alternativen e duhur, ate qe do te beje te mos ndihet mungesa e Krymit./SHKODRA-SPORT.COM/