Tek KF Shiroka e kanë shumë seriozisht fazën e dytë të kampionatit. Ata e kanë mbyllur të parën në vendin e tretë, megjithatë janë ende në lojë për ngjitjen një kategori më lart dhe si rrjedhojë do ta synojnë fort.
Drejtuesit e klubit po punojnë për t’ia plotësuar të gjitha nevojat skuadrës. Fillimisht kanë bërë realitet marrjen e një lojtari shumë cilësor si Arlind Kalaja dhe më pas kanë prezantuar edhe stafin e ri teknik të përbërë nga dy trajnerët portuguezë si Jasmins e Miranda.
Presidenti Axhani nuk është mjaftuar me kaq, por ditën e sotme e ka nisur ekipin drejt Durrësit. Qyteti bregdetar është zgjedhur si vendi ku skuadra do të stërvitet për një periudhë 10 ditore. Bashkë me ekipin ka udhëtuar edhe blerja më e re e KF Shiroka, Kalaja.
Gjatë periudhës së qëndrimit në Durrës, ekipi shkodran do të zhvillojë edhe dy ndeshje miqësore që do ta ndihmojnë stafin teknik për ta njohur edhe më mirë atë dhe për të konsoliduar formacionin për ndeshjet zyrtare.
Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”


