Saturday, January 10, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREKishin ngjyrat e njëjta me rivalët, të gjithë lojtarët e Shtutgart vishen...

Kishin ngjyrat e njëjta me rivalët, të gjithë lojtarët e Shtutgart vishen si portieri

Si t’ia bësh kur fanella jote e parë dhe e dytë ka ngjyrat thuajse identike me atë të kundërshtarit që ke përballë, aq më tepër një rivali në derbi? Skuadra e Shtutgart ka gjetur zgjidhjen ideale në ndeshjen e sotme në Bundesligën 2, ku është vënë përballë Haidenhaim.

Të dy skuadrat kanë fanellat e para dhe të dyta që kombinonin ngjyrat e kuqe dhe të bardha, ndaj ishte e pamundur që të luanin me to. Shtutgart do të prezantonte fanellën e tretë me ngjyra të ndryshme në javën e ardhshme ndaj nuk mund ta përdorte këtë javë. Si rrjedhojë, klubi gjeti një zgjidhje shumë të veçantë.

Për këtë sfidë u porosit një komplet me uniforma të dyta të portierit të skuadrës, duke u veshur si ai më nëj komplet thuajse të zi, për të zgjidhur situatën e krijuar dhe për të laujtur pa u shqetësuar shumë ndeshjen.

Dueli përfundoi 2-2, edhe pse Shutgart kishte qenë në avantazh të dy golave deri në minutën e 78 të ndeshjes. /vipspor/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments