Vllaznia do të presë Tiranën, në sfidën e vlefshme për javën e tetë të Superiores. Gjithçka në “Loro Boriçi” do të nisë prej orës 17:00.
“Klasikja” do të gjykohet nga Enea Jorgji. Ky i fundit është edhe i zakonshmi i kësaj sfide.
Vllaznia dhe Tirana kanë shuar dilemat me formacionet zyrtare. Te Vllaznia mund të dallohet në stol Celikoviç dhe Murataj.
Në anën tjetër Bordin ka në stol ish-in e sfidës, Mensah si dhe Patsatsian dhe Metën ndër të tjerë.
Vllaznia: Pohls; Gurishta, Gjini, Bajrami, Jago, Sala, Krymi, Kallaku, Mala, Kastrati, Balaj
Trajner: Edi Martini
Tirana: Tafas; Vera, Dembele, Valerianos, Lleshi, Haxhiu, Soler, Fernandez, Falaje, Tabeku, Paradinjo
Trajner: Roberto Bordin


