Në fitoren 5-2 të Vllaznia U17 ndaj Laçit sot kanë spikatur disa futbollistë, por ne do të ndalemi tek njëri prej tyre. Ai që shënoi dy gola, goditi një herë shtyllën dhe po ashtu luajti mirë përgjatë 90 minutave. E kemi fjalën për sulmuesin Klaudio Kodra.

Ndër 14 golat e shënuar nga Vllaznia U17 në shtatë javë kampionat, 5 prej tyre mbajnë pikërisht firmën e tij. Një tregues ky që tregon më së miri vlerat e këtij lojtari i cili po spikat nga jaav në javë gjithnjë e më shumë.

I datëlindjes 24 shkurt 2004, Kodra e ka nisur futbollistin duke luajtur në moshë të vogël, pikërisht 9 vjeçare me ekipin “Arra e Madhe” ndërkohë që prej tre vitesh është pjesë e Akademisë Vllaznia.

Ndoshta ky aktuali, është më i miri i karrierës së tij të deritanishme dhe ai i “shpërthimit” të tij. Kemi të bëjmë me një lojtar i cili spikat menjëherë sapo e sheh në fushë duke luajtur.

Ka aftësi shumë të mirë nuhatëse para portës dhe e di fare lehtë se ku duhet të qëndrojë e ta kërkojë topin. Dhe kur e ka atë në këmbë, di edhe ta dërgojë në rrjetën e portës kundërshtare.

Në ndeshjen e sotme ndaj ekipit të Laçit, Kodra ka shënuar dy gola dhe ka qenë shumë pranë edhe një tjetri, por në atë moment topi nuk iu bind plotësisht dhe përfundoi në shtyllë.

Deri para këtij sezoni, nuk ka rënë shumë në sy. Po e bën tani në mënyrën e duhur dhe me shumë siguri që edhe në javët e ardhshme do të spikasë edhe më shumë. Ka shënuar gola duke mos qenë mirë ekipi. E nëse ky i fundit luan si sot, me siguri që Klaudio ka për të shënuar edhe shumë gola të tjerë./SHKODRA-SPORT.COM/