HomeKRYESOREKlopp për fituesin e 'Topit të Artë': Nëse nuk e meritonte këtë...

Klopp për fituesin e ‘Topit të Artë’: Nëse nuk e meritonte këtë vit Lewandowski, kur?

Listës së personaliteteve në botën e futbollit që kanë qenë kundër dhënies së Topit të Artë te Messi i është shtuar edhe Jurgen Klopp.

Trajneri gjerman foli në prag të sfidës kundër Everton, ku ndër të tjera u ndal edhe te çmimi prestigjioz për futbollistë.

Ai e nisi fjalën e tij duke thënë se Mohamed Salah, meritonte të ishte më lartë në renditje. Më pas komentoi edhe se këtë trofe këtë vit e meritonte Lewandowski më shuëm se argjentinasi.

“A jepet çmimi nga votat e gazetarëve? Nëse mendoni se Salah duhet të ishte më i lartë në renditje, duhet të bindni bashkëmoshatarët tuaj. Mund t’ia jepni Messit për karrierën që kishte, por nëse nuk ia jepni Lewandowskit këtë vit, atëherë kur? Jini më të drejtë”.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments