Te dielen ne oren 16:00 do te luhet Klasikja e futbollit shqiptar mes Vllaznise dhe Tiranes, ne stadiumin “Loro Borici” ne Shkoder. Realisht, ecuria e skuadres kuqeblu nuk ka qene aty ku pritej maksimalisht, pasi shkodranet nuk kane patur vazhdimesine e duhur ne kete sezon.
Ne fakt, i ketij mendimi eshte edhe gazetari i SuperSport, Elvis Rexha, por nga ana tjeter ai thote se morali eshte i duhuri tek Vllaznia, pasi vjen nga nje fitore. Ne nje interviste per “Shkodra Sport”, Rexha u shpreh se kuqeblute kane avantazhin qe luajne ne shtepi, ndersa theksoi se entuziasmi qe i sjell publiku shkodran eshte mjaft i madh.
Po ashtu nder te tjera, gazetari dhe komentatori i SuperSport tha se Vllaznia-Tirana mbetet nje ndeshje e hapur, por sipas tij ekipi kuqeblu eshte disi me i avantazhuar si rrjedhoje e lojtarit te 12-te, te cilet jane tifozet shkodrane. Per me teper, lexoni intervisten e gazetarit te njohur per “Shkodra Sport”, dhene gazetarit Maringlen Zhivani.
“Te dyja ekipet vijne me fitore dhe morali eshte i duhuri. Vllaznia ka avantazhin qe luan ne shtepi, por mbi te gjitha ka nje grup me te plote. Entuziasmi qe i sjell publiku eshte nje avantazh i madh. Ne krahun tjeter, Tirana duket si nje makine qe punon perfekt, por me mungesat mund te limitohet disi.
Nje Klasike mbetet gjithmone nje ndeshje e hapur, jo vetem per statusin qe ka kjo ndeshje, por edhe per menyren se si historikisht keto dy ekipe e interpretojne lojen. Vllaznia per arsyet qe dhashe me lart eshte me e avantazhuar deri ne momentin qe nis sfida. Me pas, gjithcka eshte e barabarte.
Historikisht, nje nga armet me te forta te kuqebluve ka qene entuziasmi, madje edhe ne momentet me te erreta. E para sepse kjo ndeshje konsiderohet si nje vitrine, por edhe per lidhjet qe historikisht kane patur keto dy klube. Per te mos permendur qe ardhja e Balajt e ka rritur shume entuziasmin.
Mendoj qe cfaredo rezultati te prodhoje ky derbi, kurrsesi Vllaznine nuk do ta konsideroja jashte titullit, aq me teper nese e fiton kete sfide. Ajo qe i nevojitet Vllaznise dhe i ka munguar sezonet e fundit ka qene vazhdimesia, pasi me te mund te shkoje deri ne fund per titull.
Nuk jam shquar asnjehere si nje parashikues i mire, por ajo qe une do te doja eshte nje gare e hapur per titullin deri ne javen e fundit. Nese Vllaznia do te shpallet kampion e vetmja keqardhje e imja do te jete qe nuk kam komentuar ne sezonin kuqeblu”,-mbylli prononcimin e tij per “Shkodra Sport”, gazetari dhe komentatori i “SuperSport”, Elvis Rexha.
Maringlen ZHIVANI