Armando Broja mbetet një dëshirë e Napolit për sulmin, gjithmonë nëse largohet Osimhen. Siç raporton “Il Mattino”, shqiptari pëlqehet nga drejtori sportiv Xhuntoli, i cili e ka ndjekur që në sezonin e kaluar, por tashmë sulmuesi është ndalur nga një dëmtim i rëndë dhe do të duhen edhe disa muaj për t’u rikthyer.

Në “pole-position” nga Premier Liga për Osimhen, Napoli ka gjetur zëvendësuesin e tij dhe quhet Armando Broja. Megjithatë, 21-vjeçari ka rënë në tokë për shkak të këputjes së ligamenteve dhe Napoli është pak i frenuar.

Natyrisht, De Laurentis e ka ndjekur atë që nga qershori. Broja është raportuar në klubin e Napolit nga skautët që janë në terren dhe që atëherë mbahet në monitorim. Por në çdo rast, blerja e parë në sulm fillimisht do të jetë Simeone”, thuhet në shkrimin e medias italiane.

Broja është duke ndjekur rikuperimin dhe pak ditë më parë është shfaqur duke punuar në palestër. Ndërkohë, me rikthimin e tij te klubi i Çelsit, do të hasë një numër shumë herë më të lartë lojtarësh dhe situata do të jetë ndryshe.