Futbolli në vend ka ndaluar së luajturi kjo pas vendimit të FSHF-s duke parë gjendjen e rënduar që është krijuar nga përhapje e Coronavirus. Ekipet e Kategorisë Superiore tashmë janë duke marrë edhe masat vetjake, duke u kujdesur kështu që virusi COVID-19 mos të përhapet brenda grupit.

Klubi I Teutës së fundmi ka njoftuar se seancat stërvitore janë anulluar dhe vendimi I marrë prej tyre hyn në fuqi menjëherë. Klubi durrësak shprehet se në këto momente është më e rëndëishmë shëndeti I lojtarëve, e ndërsa futbolli ka kaluar në plan të dytë. Postimi është shoqëruar gjithashtu edhe me një foto ku në mes shkruhet “Rrini në shtëpi”.

Postimi i Klubit të Teutës:

KF TEUTA: Ka ndërmarr masa parandalimi dhe nga sot stërvitja është anulluar. Më e rëndësishme është shëndetit i lojtarëve ndërsa futbolli ka kaluar në planë të dytë! KY VENDIM HYN NË FUQI MENJËHERË DERI NË NJË KOMUNIKIM TJETËR TË FEDERATËS SË FUTBOLLIT.