Adrion Pajaziti ka nënshkruar marrëveshjen e re me klubin e Fulham.
Mesfushori i lindur në Londër dhe i rritur në akademinë e këtij klubi, ka shkëlqyer me ekipin e 21-vjeçarëve vjet.
Pajaziti, 19 vjeç, ka firmosur një kontratë deri më 30 qershor 2025 dhe ka edhe një klauzolë për zgjatjen e marrëveshjes edhe për një sezonin tjetër.
Mesfushori është edhe pjesë e Kosovës U21, me të cilën ai ka luajtur edhe tre ndeshje. Tani ai shpreson të debutojë në Premier League me fanellën e Fulham.