HomeKRYESOREKlubi i Premier League pas Strakoshës, gardiani shqiptar mund t’i marrë vendin...

Klubi i Premier League pas Strakoshës, gardiani shqiptar mund t’i marrë vendin portierit të Anglisë

Tomas Strakosha edhe në këtë sezon ka treguar se është një nga pikat më të forta në skuadrën e Lacios. Gardiani shqiptar ka një meritë të padiskutueshme në Lacion e këtij viti, skuadër e cila po lufton për titullin kampion. Ndërkohë, edhe pse futbolli është ndalur si pasojë e Koronavirusit, merkato vazhdon të prodhojë lajme.

Kështu, mediat angleze shprehen të sigurta se Everton është gati të bëjë një lëvizje për Strakoshën, i cili në këtë rast do të zëvendësonte portierin e kombëtares së Anglisë, Pikford.

Vlera e 24-vjeçarit në merkato është diku te 35 milionë paund, mirëpo, Evertoni nuk është klubi i vetëm nga Premier League që interesohet për shërbimet e Strakoshës.

Për futbollistin e kombëtares nuk e ka fshehur pëlqimin e saj as klubi londinez i Totenhem. Tashmë, mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë në verë, ndërsa mendimi i parë është të kalohet situata e vështirë që ka mbërthyer Europën e kampionatet të arrijnë të përfudojnë ndeshjet e parashikuara. /VipSport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments