Nesër, Partizani do të luajë kundër Tiranës, ndeshje e vlefshme për javën e 15-të të Superiores. Ky takim do të zhvillohet në orën 18:00, ndërsa tashmë të kuqtë janë gati për të provuar forcën në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Një nga lojtarët që pritet të grumbullohet, është Rubin Hebaj. Sulmuesi shkodran ende s’e ka provuar ta nisë ende një derbi si titullar dhe gjasat janë që nesër të startojë sërish nga stoli.

Hebaj po kalon një formë të mirë dhe këtë e tregoi në ndeshjet e Kombëtares së Shpresave, teksa arriti të realizonte 3 gola në 2 ndeshje.

Sot, ai ka bërë një postim në rrjetet sociale ku shkruan: “I fokusuar. Gati për nesër”. Ndoshta, ky është një mesazh i qartë për trajnerin Skënder Gega, i cili s’e ka preferuar shkodranin si titullar në këtë sezon të Superiores.