Manchester United ka shfrytëzuar opsionin e rinovimit njëvjeçar të kontratës së David De Gea-s dhe negociatat për një kontratë afatgjatë do të vazhdojnë.

Kontrata e spanjollit pritej të skadonte në verë, çka do t’i lejonte portierit të negocionte me klube të huaja që prej 1 janarit.

Por United ka shfrytëzuar opsionin e klauzolës që lejon klubin të rinovojë për një tjetër vit me lojtarin.

E ardhmja e De Gea-s ka qenë në dyshim, me Paris Saint-Germain dhe Juventus që raportohet të jenë interesuar për 28-vjeçarin.

Tani United do të ketë më tepër kohë për të bindur portierin për të qëndruar në Old Trafford.

Rinovimi do të lejojë De Gea-n të luajë sezonin e tetë me Djajtë që pa transferimit nga Atletico Madrid më 2011 për 20 mln euro.