Duket se gjërat nuk po shkojnë për mbrojtësin e kombëtares, Elseid Hysaj. Lojtari me paraqitjet e tij duket se e ka humbur qëndrueshmërinë e të qënurit një titullar në skuadër. Lojtari u la në stol edhe në ndeshjen e djeshme nga trajneri Ançeloti dhe u aktivizua vetëm në minutën e 46-të. Dhe për këtë gjendje ka folur dhe agjenti i lojtarit i cili thotë:

“Duke parë ndeshjet ndaj Liverpulit dhe PSG-së, Napoli është ekipi që e meriton më së shumti kualifikimin. Eliminimi do të ishte një zhgënjim nga të gjitha këndvështrimet. Kam biseduar pak kohë më parë me babanë e Hysajt dhe i pëlqente qasja me të cilën hyri, pasi e dimë vlerën që ka. Mund të ketë një moment të keq për t’iu përshtatur futbollit të Ançelotit, siç ka luajtur gjithmonë me Sarrin, por jam i bindur se ai do të vazhdojë të bëjë mirë siç ka bërë gjithmonë në këto katër vite”.