Klubi i Tërbunit ka reaguar ashpër përmes një komunikate për shtyp teksa akuzon Federatën Shqiptare të Futbollit se po i bën presion Televizionit Publik Shqiptar që ndeshja mos të transmetohet për publikun.

Sipas pukianëve të njëjtën gjë po bën edhe Dinamo që do të jetë pritës në këtë sfidë të rëndësishme të Kategorisë së Parë. Në reagimin e tyre për mediet thuhej:

“Sipas disa informacioneve shumë të sigurta federata Shqipëtare e futbollit më e korruptuara në europë dhe klubi i Dinamos po bëjnë presion #RTSHSport që ndeshja mos të transmetohet për publikun.

I bëjmë thirrje kësaj federate mafioze që asnjë lloj presioni që shkel interesat e klubit tonë nuk na tremb dhe jemi mësuar me ju, ne do të gjejmë zgjidhje të tjera që ndeshja të transmetohet direkt për tifozët tanë të cilët për shkak të situatës “Covid-19” nuk kanë mundësi të jenë prezent në stadium, nëse #rtshsport nuk do ta transmetojë.

Sa i përket klubit të Dinamos me gjithë respektin për historinë që kanë por këto gjëra nuk ju tolerohen, ne nuk kishim dëshirë që ta frynim situaten para ndeshjes por kur shkoni deri në këtë pikë situata, normalisht që do ketë dhe kundër përgjigje nga ana e klubit tonë.

Kujtojmë që #rtshsport 90% të takimeve në kategorinë e parë grupi veri vetëm ndeshjet e Dinamos ka transmetuar por kur bëhet fjalë për këtë ndeshje deçizive normalisht që janë skeptik për ta lejuar transmetimin direkt apo jo.

Klubi jonë pas këtyre informacioneve kërkon arbitër korrekt madje me stemën e FIFA-s, sepse jemi lodhur nga arbitrimet e njëanshme duke dëmtuar ekipin tonë jo vetëm këtë sezon por edhe sezonet e kaluara. Ne shpresojmë në një lojë korrekte dhe të fitojë ekipi që e meriton.

Gjithashtu ju bëjmë thirrje të gjithë tifozëve që kanë mundësi të vijnë diten e Shtunë në oren 17:00 në kompleksin “Internacional” Pezë Helmes Tiranë që ta mbështesin ekipin sepse kanë nevojë për ne më shumë se kurrë”./newsport/