Zbardhen shumat e parave që do të përfitojë secili sport gjatë vitit 2013. Kjo është marrë vesh pas miratimit të buxhetit të Bashkisë Shkodër, në të cilën është miratuar edhe buxheti për klubin shumësportësh Vllaznia. Nëse për klubin e futbollit, do kalohen vetëm 200 milionë lekë të vjetra për këtë vit, për shumësportëshin shuma që do subvencionojë Bashkia do jetë 360.056 milionë lekë të vjetra. Nga kjo shumë, 88.890 milionë lekë do shpenzohen për pagat e administratës së këtij klubi, 14.48 milionë për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore.
Shpenzimet për blerjen e mallrave të ndryshme dhe shërbimet që do kryejë ky klub janë parashikuar në masën 240.660 milionë lekë, për transferta 300 mijë lekë dhe për investime në kuotën 16.23 milionë lekë të vjetra. Totali kësisoj kap një shifër prej 360 milionë lekësh. Në pamje të parë duket një shumë e madhe por të mos harrojmë se vetëm 223.690 milionë lekë të vjetra shkojnë për pagesat e trajtimeve ushqimore të sportistëve dhe pagesat e trajnerëve të të gjithë ekipeve. Tek boksi është përfshirë edhe fondi prej 9 milionë lekësh që Bashkia ka miratuar për Memorialin Ndërkombëtar që do të zhvillohet në muajin prill në Shkodër. Më poshtë po ju japim edhe shumat përkatëse që do përfitojë çdo sport për këtë vit:
Grupi A
1. Boksi 46.36 milionë lekë
2. Basketbolli 44.57 milionë lekë
3. Volejbolli 37.99 milionë lekë
4. Atletika 35.25 milionë lekë
5. Peshëngritje 23.14 milionë lekë
5. Gjimnastika 10.06 milionë lekë
Grupi B
7. Çiklizmi 6.66 milionë lekë
8. Mundja 6.35 milionë lekë
9. Shah 3.67 milionë lekë
10.Xhudo 2.3 milionë lekë
11.Hendboll 2.34 milionë lekë
12.Pingpong 1.55 milionë lekë
13.Noti 0.95 milionë lekë
Tek investimet, është parashikuar edhe një fond prej 8.78 milionë lekësh të vjetra për rikonstruksion të pjesshëm të pallatit të sportit “Qazim Dervishi” apo dhe palestrave të peshëngritjes dhe boksit.Po ashtu është parashikuar edhe një fond prej 6.65 milionë lekësh për blerjen e prozhektorëve për pallatin e sportit. Megjithate, pavaresisht ketyre shumave te dhena, nevojat per keto ekipe jane shume me te medha sepse jane edhe sporte cilesore.
www.shkodrasport.com