Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREKlubi Vllaznia jep një njoftim të rëndësishëm për tifozët para ndeshjes me...

Klubi Vllaznia jep një njoftim të rëndësishëm për tifozët para ndeshjes me Tiranën

Interesimi per ndeshjen Vllaznia- Tirana duket i madh nderkohe klubi shkodran ka bere te ditur sonte se nga neser ne oren 10.00 do te nise shitja e biletave te ketij takimi. Ja njoftimi i plote i klubit kuqeblu:

NJOFTIM
KF Vllaznia bën të ditur se duke filluar nga nesër në ora 10.00 do të fillojë shitja e biletave për ndeshjen e rradhës të kampionatit, atë me Tiranën që luhet të premten në orën 18.00 në stadiumin “Loro Boriçi”. Oraret e hapjes së sporteleve janë:
E enjte 10:00- 14:00 dhe 17.00- 20.00.
E premte 10:00 deri në përfundimin e ndeshjes

Ju bëjmë me dije se çmimet e biletave për këtë ndeshje janë si më poshtë:
Tribunat C 300 lekë
Tribuna D 300 lekë
Tribuna E 300 lekë (MIQTË)
Tribuna A- B 500 lekë
Tribuna VIP 1000 lekë

KF Vllaznia fton gjithë tifozët e saj të jenë të pranishëm për të mbështetur skuadrën tonë në këtë ndeshje shumë të rëndësishme dhe besojmë se prania juaj në stadium do të jetë një shtysë më e madhe për ekipin për të marrë një tjetër fitore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments