Ndeshja Vllaznia- Tirana po afron dhe bashke me te shtohen edhe emocionet per kete supersfide. Tirana po kalon nje moment shume te mire dhe deshiron te marre fitoren e tete rradhazi ngaqe lufton fort per titullin kampion por nga ana tjeter edhe shkodranet do te duan te fitojne dhe te vijojne ecurine e mire te ketij fillim-viti.

Por nga ana tjeter, ne Shkoder ka nje problem, ose me mire te themi frike: Ajo nga arbitrat. Kjo ngaqe siç dihet, ndeshja e fazes se pare te ketij kampionati, po ne “Loro Boriçi” u percaktua ndoshta edhe nga gabimet e Enea Jorgjit.

Nderkohe menaxheri i njohur shkodran Dritan Gjyrezi ne prag te kesaj supersfide ka leshuar nje batute shume interesante ne rrjetet sociale kur shkruan:

“Vllaznia – Tirana te premten ne “Loro Borici” do jete padyshim kryendeshja e javes. Uroj qe Jorgji te jete akoma “me grip” e te shohim nje futboll te bukur pa ndikimin e arbitrave”- shkruan Gjyrezi.
www.shkodrasport.com