Fati nuk ka qenë me Vllazninë U19 për të dytën herë rresht dhe prandaj këtë herë ajo nuk ka arritur dot të fitojë dhe të shkojë në finalen e Kupës së Shqipërisë të këtij sezoni.

Nëse ndaj Partizanit në çerekfinale fati ishte me të në gjujtjen e 11-metërshave, nuk ka ndodhur kështu edhe sot. Ndaj ekipi të Shënkollit, kuqeblutë nuk ia kanë dalë dot dhe për rrjedhojë janë eliminuar.

Ndeshja ka nisur mirë për shkodranët dhe në minutën e 12-të pas një aksioni të shpejtë, portieri Çili detyrohet të bëjë një ndërhyrje shumë të gabuar dhe si rrjedhojë arbitri e ka larguar me karton të kuq.

Epërsia numerike për gati 70 minuta nuk është shfrytëzuar si duhet nga Vllaznia U19 ndërkohë që në ’82 do të dilte me karton të kuq edhe kapiteni Bushaj për ekipin shkodran duke barazuar numrin e lojtarëve në fushë. Koha e rregullt nuk do të dhuronte kësisoj asnjë gol dhe për këtë arsye, dy ekipet iu drejtuan pikës së 11-metërshit për të shpallur ekipin finalist.

Vllaznia U19 i nisi mirë gjuajtjet e tyre dhe i shënoi katër të parat me anë të Malit, Dedës, Xhahysës dhe Spahisë ndërkohë që kundërshtari e humbi një. Kur pritej që kuqeblutë ta shënonin të pestën dhe të fitonin, Peku gabon.

Shënkolli ndërkohë shënon duke barazuar rezultatin dhe me pas, 11-metërshi i gjashtë do të humbej sërish nga Alivoda për ekipin shkodran ndërsa kundërshtarët e shënuan dhe fituan 5-4 duke shkuar kështu në finale.