HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREKlubi Vllaznia ka një njoftim të rëndësishëm për tifozët në prag të...

Klubi Vllaznia ka një njoftim të rëndësishëm për tifozët në prag të finales së Kupës

Interesimi ne Shkoder per ndeshjen finale te Kupes se Shqiperise Vllaznia- Laçit duket shume i madh. Tifozet kuqeblu kane nisur prej ditesh organizimin per kete takim, nderkohe qe per t’u ardhur ne ndihme te tyre ka ardhur edhe presidenti Alban Xhaferi.

Nga nja njoftim i saposhperndare nga klubi shkodran, mesohet se nuk ka nje numer autobuzesh te vene ne dispozicion, por kjo varet nga interesi qe do kene tifozet. Ja njoftimi i klubit Vllaznia:

NJOFTIM PËR SPORTDASHËSIT E VLLAZNISË

Presidenti i Klubit të Futbollit Vllaznia z.Alban Xhaferi, për t’i ardhur në ndihmë tifozëve shkodranë të cilët dëshirojnë të ndjekin finalen e Kupës së Republikës së Shqipërisë, Vllaznia – Laçi, të martën, ora 19.00, datë 31 Maj 2022, në stadiumin “Air Albania”- Tiranë, ka vendosur në dispozicion, autobuza falas.

Ju njoftojmë se nisja do të bëhet ditën e martë 31 Maj 2022, në orën 14.00, pranë sheshit të teatrit Migjeni, Shkodër. Të gjithë personat e interesuar për të prenotuar vendin e tyre duhet të kontaktojnë pranë lokalit Kuqeblu i ndodhur pranë Teatrit Migjeni, me personin e kontaktit, gazetarin sportiv z.Edmond Dibra ose të telefonojnë në numrin +355692583087.

#ForcaVllaznia

Një jetë dy ngjyra

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments