Klubi i Futbollit Vllaznia ka vendosur qe te jete me prane tifozeve duke menduar nje zgjidhje ndryshe per shitjen e biletave. Nese deri me tani ky proces eshte bere ne nje apo dy pika, nga kjo jave ne dispozicion te tifozeve do te jene kater pika per blerjen e biletave te ndeshjes Vllaznia- Kastrioti.

Nje gje e tille eshte bere per te qene me prane tyre dhe per te eliminuar rradhet e zakonshme qe krijohen zakonisht diten e ndeshjes ne sportelet prane stadiumit. Ne njoftimin e shperndare nga klubi shkodran njekohesisht behen te ditura edhe çmimet e biletave te kesaj ndeshje qe fillojne nga 1500 leke ne tribunen VIP dhe perfundojne ne 200 leke ne tribunen C. Ja njoftimi i klubit shkodran:

NJOFTIM

KF Vllaznia bën të ditur se nga dita e nesërme do të nisë shitja e biletave të ndeshjes Vllaznia- Kastrioti, e vlefshme për javën e pestë të Abisnet Superiore. Ndeshja do të luhet në Shkodër, ditën e dielë, në orën 17.45 në stadiumin “Loro Boriçi”.

Oraret e shitjes së biletave tek biletaria e Stadiumit, për këtë takim, janë:

-E enjte, dt. 15 Shtator 2022, Ora 16.00 – 19.00

-E premte, dt. 16 Shtator 2022, Ora 10.00 – 19.00

-E Shtunë, dt. 17 Shtator 2022, Ora 10.00 – 19.00

-E Dielë, dt. 17 Shtator 2022, Ora 10.00 – 18.00

Ju njoftojmë se për këtë sezon, përpos pikës së zakonshme në sportelet pranë stadiumit, biletat do të shiten edhe:
Në Shkodër:

-Tek dyqanit UNIVERSAL në adresën: Rruga Qemal Draçini, Tek Pallati “Exalco”.

-Tek Market VLLAZNIA, në adresën: Tek kryqëzimi i Stacionit të Trenit, përballë, Karburant Bolv-Oil.
Në Koplik:

-Tek VODAFONE SHOP,në Qendër të qytetit të Koplikut.

Në këto pika biletat do të shiten që nga dita e nesërme, dt. 15 Shtator 2022 deri ditën e ndeshjes.
Eja edhe ti!
Forca Vllaznia!