Veleçiku vazhdon te perforcohet ne prag te startit te sezonit te ri. Diten e sotme ai ka bere nje perforcim te rendesishem edhe ne porte.

Gazeta “Shkodra Sport” meson se koplikasit kane marre ne huazim nga Vllaznia portierin e talentuar Leonard Kaçaj. 19 vjeçari qe eshte rritur tek Akademia Vllaznia, prej kohesh ka qene ne stervitje me ekipin e pare te kuqebluve, por tashme do te luaje me nje ekip tjeter.

Kjo duket se ka qene zgjidhja me e mire per te sepse siç dihet hapesirat per te tek ekipi i pare jane shume te pakta ngaqe aty jane Zogoviç e Qarri, nderkohe qe tek ekipi U21 eshte portieri tjeter Shkoza.

Ne keto rrethana, zgjidhja me e mire per te eshte menduar huazimi dhe drejtuesit shkodrane kane gjetur gjuhen e perbashket me ato te Veleçiku per huazimin e Kaçajt ne sezonin e ri.

Ne kete menyre, portieri shtatelarte sebashku me Bajrin e Lopçin do te kene per detyre te mbrojne sa me mire porten e Veleçikut, per ta ndihmuar ate te arrijne objektivat qe ka per sezonin e ri./SHKODRA-SPORT.COM/