Vllaznia po behet gati per te luajtur te paren ndeshje ne Kupat e Europes pas plot 10 vitesh mungese dhe per kete arsye, kerkon t’i paraprije çdo sjellje te pakendshme te tifozeve te saj, qe mund te penalizoje me pas skuadren dhe klubin.

Per kete arsye, pak minuta me pare, klubi shkodran permes faqes se tij zyrtare ka bere te ditur dhe sendet e objektet qe nuk lejohen te merren me vete sonte ne stadium.

NJOFTIM I RËNDËSISHËM

Të nderuar sportdashës!

Ju bëjmë me dije se dyert e stadiumit “Loro Boriçi” do të hapen që në orën 19:00. Për këtë arsye, për të shmangur konfuzionin që mund të krijohet apo dhe zbatimin e distancës dhe masave të tjera anti- covid, ju këshillojmë që të mos e lini hyrjen në tribuna në momentet e fundit para fillimit të ndeshjes.

Njëkohësisht ju rikujtojmë se për shkak të rregullave strikte që UEFA ka për ndeshje të tilla, ndalohet mbajtja me vete e objekteve si më poshtë:

SENDET QË NUK LEJOHEN

Banderola të pa miratuara nga klubi

Sende të forta

Shishe (të çfarëdolloji)

Materiale piroteknike, si shashka, kapsolla, flakadanë etj

Monedha apo metale (të çfarëdolloji)

Çadra dhe çakmakë

Çelësa të ndryshëm

Lazer

Vuvuzela, bori apo bilbila

Kamera të ndryshme apo aparatë që mund të filmojnë ndeshjen

Shkopinjtë e drurit apo hekurit për flamurë

Çdo shkelje e rregullave të UEFA-s penalizon rëndë Vllazninë si në anën financiare, ashtu edhe në dënimin e fushës së stadiumit “Loro Boriçi”.

Për këtë arsye, kërkojmë nga ana Juaj, zbatimin e këtyre rregullave.

Ju faleminderit!

Forca Vllaznia!