Flamurtari ka bërë zyrtare gjithçka lidhur me trajnerin e ri të skuadrës. Ai do të jetë italiani Diego Longo, i cili zëvëndësoi brazilianin Marcelo Troisi. Nje emerim qe vjen pikerisht ne diten e festimeve te 100 vjetorit te klubit vlonjat.

Longo më parë ka qenë trajneri i Kukësit në Superiore. Kjo është eksperienca e dytë e tij me një ekip shqiptar dhe e para në Kategorinë e Parë.

Largimi i Troisit erdhi pas disfatës të hënën me Dinamon në Vlorë, pas një ndeshjeje me shumë polemika. Longo do të ketë detyrën e vështirë të ngjitë Flamurtarin në Superiore dhe të mposhtë konkurrencën e Skëndërbeut dhe Dinamos.

Ai ka nisur menjëherë nga puna këtë pasdite në stadiumin Flamurtari ku i është prezantuar skuadrës në stërvitjen e parë në krah të presidentit Idrizi dhe stafit teknik. Ja njoftimi i klubit vlonjat:

Diego Longo është zyrtarisht trajner i Flamurtarit! Longo ka mbërritur në Vlorë pasditen e së enjtes ndërkohë ka nisur menjëherë stërvitjen në stadiumin ‘Flamurtari’. Momente nga seanca stervitore e zhvilluar ne stadiumin “ Flamurtari “