Pas emerimit ne krye te pankines se trajnerit te ri Auron Miloti, Vllaznia ka bere edhe nje tjeter levizje, duke plotesuar stafin edhe me nje video-analist te ri. Fjala eshte per trajnerin e njohur te moshave ne Shkoder, Ardit Mani.

Ky i fundit, duke nisur nga fillimi i javes se ardhshme, do te nise pune tek ekipi kuqeblu ne ndihme te trajnerit Auron Miloti ne detyren e video-analistit. Burime prane klubit shkodran bejne te ditur per “Shkodra Sport” se, Mani do te jete pjese e stafit te Vllaznise deri ne fund te ketij sezoni, teksa nje gje e tille eshte konfirmuar edhe nga vete trajneri shkodran ne nje komunikim me “Shkodra Sport” pak minuta me pare.

Ne fakt, Mani ka nje pervoje te gjate si trajner futbolli, teksa drejton Akademine Shpresa prej vitesh, ndersa sezonin e fundit ka kryer edhe rolin e video-analistit tek Terbuni i Pukes. Realisht, fale njohurive ne fushen e futbollit, Ardit Mani ka qene jo pak here aktiv me analizat e tij edhe ne studiot sportive ne televizionet lokale te qytetit te Shkodres.

Megjithate tashme, ate do ta prese nje detyre tjeter e re, teksa padyshim do te jete nje mundesi dhe nje ndihmese me shume per trajnerin Auron Miloti per te analizuar ne detaje ecurine e skuadres kuqeblu.
Maringlen ZHIVANI