Pasditen e sotme eshte ndare nga jeta ne moshen 75 vjeçare ish- administratori i klubit te futbollit Vllaznia Fatos Gjyrezi. Ai njekohesisht ka qene edhe pjese e shoqates se basketbollit, nderkohe qe ka kryer edhe funksione te tjera te rendesishme si ai i nenkryetarit te Bashkise Shkoder etj.

Fatos Gjyrezi eshte emeruar administrator i Klubit te Futbollit Vllaznia ne gusht te vitit 2012, nisur nga fakti qe kishim te benim me nje financier shume te zote dhe nje zyrtar te rregullt i cili me para kishte mbajtur poshte te rendesishme ku kishte treguar shume aftesi.

Do te vazhdonte ta mbante kete deri ne gusht te vitit 2014. Pas largimit nga ky funksion eshte emeruar ne kupolen drejtuese te shoqates se basketbollit te Vllaznise. Ne fakt lidhjet e tij me basketbollin kane qene me te aferta ngaqe i vellai i tij Asllani, ka qene nje nga sportistet e njohur te koshit ne vitet ’60.

Ai ka lindur ne Shkoder me 6 gusht te vitit 1947 dhe gjate jetes ka kryer disa funksione te rendesishme. Vite më parë ka qenë kryetar i Keshillit te Qarkut Shkoder, e ne pas nënkryetar I Bashkisë Shkodër ku ka patur meritën e afrimit për herë të parë si president I Vllaznisë I ish-deputetit Azem Hajdari. Pas tij edhe të Myftar Çelës në atë post.

Më pas ka mbajtur postin e Prefektit të Gjirokastrës, për t’u rikthyer sërish 20 vite më parë si nënkryetar përsëri në Bashkinë e qytetit më të madh të Veriut. Ndërkohë ka punuar në Kontrollin e Lartë të Shtetit para se te emerohej ne postin e administratorit te Vllaznise.

Fatos Gjyrezi kishte disa kohe qe ishte i semure dhe si rrjedhoje nuk ia ka dale ta mposhte ate duke i dhene lamtumiren familjes, shokeve dhe miqve te tij pasditen e sotme. Me kete rast ne emer te gazetes “Shkodra Sport” i shprehim ngushellimet me te sinqerta familjes Gjyrezi per humbjen e njeriut te saj te dashur!
Gjergj KOLA