Periudha e Kombëtareve përfundoi dhe lojtarët rikthehen përsëri në klubet e tyre. Pas kuqezinjve, vëmendja shkon sërish te “Abissnet Superiore”. Java e 27 e kampionatit elitar shqiptar do të nisë më 2 prill dhe do të zhvillohet e ndarë në tre ditë.

Është pikërisht kryendeshja e javës ajo që do të shënojë fillimin e kësaj jave të re të “Abissnet Superiores”.

Kukësi pret Tiranën dhe me shumë mundësi sfida mund të luhet në shtëpinë e re të verilindorëve, teksa stadiumi i rikonstruktuar është pranë hapjes së dyerve.

Ndërkohë në orën 16:45 luhet një ndeshje mjaft e rëndësishme për garën e mbijetesës. Dinamo do të masë forcat me Egnatian, në një përballje ku vlerë ka vetëm fitorja.

Data 3 prill do të rezervojë vetëm një ndeshje, atë mes Teutës dhe Skënderbeut, ndërsa të hënën do të zhvillohen edhe dy sfidat e mbetura, Partizani-Laçi dhe Vllaznia-Kastrioti, për të përmbyllur kështu javën e 27 të kampionatit shqiptar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Java e 27 e “Abissnet Superiores”:

2 prill:

13:45 Kukësi – Tirana

16:45 Dinamo – Egnatia

3 prill:

16:45 Teuta – Skënderbeu

4 prill:

17:45 Partizani – Laçi

17:45 Vllaznia – Kastrioti