Per kampionin dhe trajnerin e shquar Nikoll Grimaj diten e sotme ka ardhur edhe nderimi i duhur. Me anë të një ceremonie të veçantë, Presidenti i Republikës, Ilir Meta vlerësoi sot kampionë shqiptarë, të spikatur në sportin e mundjes.

Me Titullin “Mjeshtër i Madh” Kreu i Shtetit dekoroi Mentaz Allajbegun (pas vdekjes). Me kete titull eshte nderuar edhe Nikoll Grimaj e Besnik Shehu, nderkohe qe me Titullin “Për Merita të Veçanta Civile” u vlerësua Kujtim Nina.

Gazeta “Shkodra Sport” ne fakt edhe permes nje shkrimi te pak koheve me pare, bente apel per nderimin e nje figure te tille dhe tashme ajo eshte realitet.

PERSONAZH/ Nikoll Grimaj, 13 herë kampioni i mundjes që nuk është…’Mjeshtër i Madh’

Ne motivacionin per nderimin e kampionit shkodran, shkruhej: “Në shenjë vlerësimi për kontributin dhe rezultatet e larta të arritura në sportin e mundjes së lirë, si sportist kampion me ekipet e ‘Vllaznisë’, ‘Luftëtarit’, ‘17 Nëntorit’, ‘Dinamos’ dhe Ekipin tonë Kombëtar duke u dalluar për përfaqësimin me dinjitet të mundjes shqiptare në veprimtaritë ndërkombëtare.”;

Ne fjalen e tij pershendetese, Presidenti Meta eshte shprehur: Jemi sot për të nderuar një mundës të jashtëzakonshëm Nikoll Grimaj, që në stilin e lirë dhe mundjen klasike, shpalli kampion ekipet e ‘Vllaznisë’, ‘Luftëtarit’, ‘17 Nëntorit’, ‘Dinamos’, si dhe që ka përfaqësuar me dinjitet mundjen shqiptare në shumë aktivitete ndërkombëtare me Ekipin Kombëtar.

Zoti Grimaj, për vite me radhë është shpallur kampion kombëtar në mundjen klasike dhe në vitin 1984 fiton Medaljen e Artë në Spartakiadën e 5-të Kombëtare.

Ai po kështu përveç se një mundës shumë i suksesshëm, ka qenë edhe një trajner i suksesshëm i mundjes klasike i ekipit ‘Dinamo’ dhe Ekipit tonë Kombëtar. Me këtë rast unë e përshëndes edhe nga distanca, duke e falënderuar për mesazhin e tij përmes të cilit, ishte i pranishëm në këtë ceremoni.