Rikthimi në Durrës nuk i sjell fat Teutës. Kampionët në fuqi të Superligës janë mposhtur 1-2 nga Laçi në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë. Kurbinasit gjejnë menjëherë golin me Ujkën që në minutën e 6-të dhe shkojnë në dhomat e zhveshjes në avantazh.

Në fraksionin e dytë është sërish Laçi që shënon. Në minutën e 58-të, Mazrekaj jep një asist fantastik për Adeleken që i vetëm me Qirko nuk gabon dhe dyfishon rezultatin. Kur dukej se ndeshja do të mbyllej me fitoren e Laçit, Teuta ngushton rezultatin falë një autogoli.

Todorovksi kroson në zonë, ndërsa një një prej mbrojtësve të Laçit e devijon duke e dërguar në rrjetë. Sfida e kthimit do të lujet më datë 13 prill për të vendosur se kush do të kalojë në finale, ndërsa kujtojmë që rregulli i golit është hequr këtë sezon.

Gjysmëfinalja e parë e Kupës së Shqipërisë

Stadiumi “Niko Dovana”

Ora 18:45

Teuta: Qirko, Todorovski, Qaqi, Jazexhi, Kotobelli, Beqaj, Aleksi, Aqua, L.Vila, Hebaj, E.Vila Trajneri: Renato Arapi

Laçi: Dajsinani, Roganovic, Velkovski, Ignjatovic, Ziko, Shehu, Deliu, Ujka, Mazrekaj, Harmon, Velija Trajneri: Mirel Josa

Gjyqtar: Olsion Yzeiraj