Shqipëri-Skoci do të jetë një ndeshje e rëndësishme jo vetëm për faktin se kuqezinjtë luajnë shansin e fundit në Ligën e Kombeve, por edhe sepse një humbje apo barazim rrezikon të na zbresë në Ligën D, duke na përgjysmuar edhe të ardhurat.
Christian Panuçi ka kërkuar nga futbollistët e tij që të impenjohen në maksimum, ndërsa gjithashtu duhet bërë kujdes për të mos përsëritur gabimet.
Në “Tropikal Resort” të Durrësit, mes një dite të nxehtë nëntori, stërvitja ka vijuar si normalisht, me mungesën e Lenjanit, që ka lënë grumbullimin, por edhe Bashës e Grezdës, që nuk kanë qenë në dispozicion.
Për Telesport, fotofrafi i njohur, Fatlum Kurtaj ka shkrepur disa fotografi interesante…