Shqipëria do të luajë ditën e shtunë miqësoren e parë për këtë vit ndaj Spanjës. Ndeshja do të luhet në RCDE Stadium, në Barcelonë e do të nisë në orën 19:30.
Në këtë takim nuk do të mungojnë as tifozët shqiptarë dhe FSHF-ja u ka bërë thirrje të gjithëve për të blerë bileta e për të mbështetur ekipin në këtë ndeshje prestigjoze.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Federata shqiptare ka zbuluar çmimet e biletave dhe se mund të blihen online në faqen zyrtare të FSHF-së. Një biletë për të parë Kombëtaren në Barcelonë në miqësoren ndaj Spanjës kushton rreth 3600 lekë.
Pritet qe te pranishem ne stadium te jene nje numer i konsiderueshem shqiptaresh, pikerisht ata qe jetojne ne Spanje, por edhe te tjere qe do te udhetojne nga vendet fqinje apo dhe Shqiperia.