Opinion nga RAMADAN BIGZA

Ne rrjetet sociale me te drejte eshte hapur nje debat. Behet fjale per futbollistin Hamdi Salihi. Gjithcka eshte nxitur nga mungesa e tij ne ekipin kombetar. Trajneri yne i kombetares Xhani De Biazi mesaduket nuk do ta beje pjese te ekipit te tij, qendersulmuesin shkodran te Skenderbeut te Korces as ne finalet e europianit. A ka te drejte? Une them se jo. Dhe ja perse.

Trajneri yne i kombetares perpara se te “pagezohej” ne Gani Abazi kishte nje mendim te qarte teksa thonte, qe ne kombetaren time do te kete vend vetem per ata futbolliste qe aktivizohen dhe gezojne forme te mire sportive. Nje mendim i drejte, qe askush nuk e kundershton. Por fatkeqesisht, trajneri kundershton vetveten. Thamë pak më pare se Hamdi Salihi nuk eshte grumbulluar nga trajneri ynë jo veteëm per ndeshjet miqesore me Austrine dhe Luksemburgun por gjasat jane qe ai ta leje futbollistin edhe jashte finaleve te europianit?! E pra nëse ka ndonjë futbollist, që gëzon një formë të shkëlqyer, ai eshte pikerisht Hamdi Salihi. Si asnje futbollist tjeter ai ka shenuar 5 gola ne ndeshjet kualifikuese te Liges se Kampioneve me Skenderbeun. Salihi eshte gjithashtu golshenuesi me i mire i kampionatit tone. Nga 71golat e shenuar deri tani nga Skenderbeu, bomberi shhkodran ka shenuar thuajse gjysmen e tyre, afersisht nje gol per ndeshje ose me shume se gjysmen e golave të të gjithë ekipit kampion.
Pra nese do ti qendronte vendimit te tij, De Biazi nuk do ta diskutonte problemin e Salihit. Por edhe per italianin e shqiptarizuar, mesaduket shprehja , “Nga e thëna në të bërë është ne mes një lum i tërë”, qenka bërë moto e punës së tij.Teksa shkruaj per kete problem, mu kujtua nje bisede e bere vite me pare me nje nga trajneret shqiptare me te medhenj nder vite, mjeshtrin e Merituar te sportit, “Nderin e Kombit Medin Zhega. Kur e pyeta per nje futbollist, qe nuk ishte i kalibrit te Salihit por ishte nje golshenues i dalluar, mu pergjigj, duke thene:”Me golat e tij ai i ka bere vend vehtes ne kombetare”.
Kesisoj Hamdi Salihi me ato cfare i ka dhene kesaj kombetareje dhe cfare po i jep futbollit tone, e meriton te jete pjese e kombetreje.Cdo jusifikim ndryshe eshte i panevojshem e tejet i demshem dhe cenon ne themel ate qe quhet vlere.