Opinion nga Roland Luçi
Pranimi i Kosoves si antar me te drejta te plota i UEFA-s perben nje ngjarje qe shqiptaret ne shumice po e pershendesin hareshem. Klasa politike ne te dy anet e kufirit po e po. Aferim!
Harrohet ne menyre skandaloze se futbolli eshte realitet sa material, aq dhe emocional qe kalon kufijte e nje sporti dhe kuptimin qe mund te kete ne nje vend a popull tjeter.
Kete veçanti perveç te tjerash futbollit tone dhe ne veçanti Kombetares sone ja jep historia dhe peripecite historike te dhimshme qe i eshte dashur te kaloje popullit tone te ndare e shperndare ne disa shtete, ja jep specifika e ekzistences se saj bazuar te shqiptaret si kombesi dhe jo te nenshtetasit e Republikes se Shqiperise duke e kthyer kete institucion ne nje simbol te bashkimit kombetar aq te deshiruar e enderruar ne shekuj, simbol qe une e kam krahasuar per nga shkalla e veprimit dhe ndergjegjesimit atdhetar vetem me abetaren e gjuhes shqipe.
Rolin, efektin, reklamen pozitive qe ka bere Kombetarja shqiptare nuk mund ta bejne kurre te gjitha ambasadat shqiptare bashke.
Hymin Kombetar i ekzekutuar para çdo aktiviteti te kombetares sone çonte ne kembe miliona shqiptare anekend globit, gje qe nuk ka shanse e force kryemister a president, shkrimtar, historian a mjek, prift a hoxhe shqiptar ta realizoje.
Nga sot gjerat ndryshojne fuqishem.
Ideja e halilmatosheve, beratbuzhaleve dhe gjithfare kozmopolitesh te tjere per ekzistencen tashme te dy shteteve, dy etnive, te dy kombeve shqiptare po merr jete konkretisht. Se afermi do te perjetojme dhe nje drejtshkrim dhe abetare kosovare!
Shqiptaret ne Kombetare qe deri sot simbolizonin Shqiperine etnike do ti shohim te dalin ne dy formacione te ndryshme, nen dy flamuj te ndryshem, dy emra te ndryshem, dy hymne te ndryshem e do te duartrokiten e mbeshteten nga dy kampe te ndryshme, ai shqiptar dhe ai kosovar. Derisa te vije momenti qe dhe te perplasen me njeri – tjetrin ne fushen e lojes, dhe jo vetem. Se perplasja do te reflektohet me gjere, me gjere e me thelle se sa mund te konsiderohet sot nga driteshkurterit.
Perplasja do te filloje me shembjen e asaj qe rezultoi se ishte artificiale, Kombetarja e deritanishme shqiptare, me konkurrencen, smiren, te ardhurat, karrieren sportive te aktoreve futbolliste te lidhur me perfaqsuesen kosovare apo shqiptare dhe do te reflektohet dhe ne sferat e tjera te jetes shpirterore ndershqiptare duke bere qe ti meshohet edhe me fort te qenit kosovar si nje tjeter etni, tjeter komb, tjeter shtet e gjak se ai shqiptar.
Ne fakt vete perdorimi nga te gjitha institucionet shteterore e shoqerore, mediumet, shkrimtaret, gazetaret e gazetarucet i termit serb Kosove dhe kosovare eshte nje tradheti kombetare qe dikur do te çonte ne nje ndarje te madhe te Kombit, he per he e dallueshme dhe zyrtarisht te Kombetarja e futbollit.
Dhe me e keqja, tragjikja dhe komikja njekohesisht eshte se shqiptaret ne mase urojne njeri – tjetrin, gezojne….
Gezuar ndarjen o njerez! Me ne fund jemi dy popuj, dy shtete, dy kombe dhe kemi dhe dy Kombetare!