Klubi i Partizanit për sjellje të gabuar të spektatorëve dhe hedhjen e sendeve në fushë gjobitet në masën 50.000 lekë. Trajneri i Pogradecit, Ardian Abazaj për protestë ndaj zyrtarëve të ndeshjes është dënuar me 2 ndeshje pezullim.

Klubi i Pogradecit për sjellje të gabuar të spektatorëve dhe hedhjen e sendeve në fushë dënohet me gjobë me 50.000 lekë ku dhe gjoba mund të aplikohet në masën 50%.

Gjithashtu edhe klubi i Butrintit e pëson teksa gjobitet me 100.000 lekë për sjellje të gabuar të tifozëve. Disiplina rrëzon kërkesës e lojtarit të Egnatias, Artur Magani, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

VENDIMET E PLOTA TË KOMISIONIT TË DISIPLINËS –

“FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

KF Butrinti, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.

Zyrtari i KF Pogradeci, Ardian Abazaj, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

KF Pogradeci, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.

Lojtari i Iliria U-19, Uelti Sala, për sjellje sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Iliria U-19, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/e të KDS, gjoba të aplikohet në masën 3%.

Lojtari i Football Republic U-19, Franc Rabeta, për sjellje sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Egnatia, Artur Magani, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.”