Kukësi luan të hënë në 16:45 me Vllazninë për javën e 24 në Superligë. Sfida vlen për zonën evropiane, me dy skuadrat që pas 23 javëve ndajnë vendet e 3 dhe 4 me 38 pikë të grumbulluara.

Trajneri i Kukësit do duhet të bëjë pa të dëmtuarin Shqiprim Taipi, që nuk do ia dalë as për këtë duel. Një tjetër dilemë është edhe ajo e Vasil Shkurtaj. Sulmuesi u afrua në janar si një përforcim me peshë, teksa për Longon nuk duket i tillë.

Italiani nuk po ingranon sulmuesin nga minuta e parë, duke i qëndruar besnik skemës së tij 4-3-3, me sulmues “fals”.

Te dy ekipet ndodhen ne te njejten kuote pikesh- 38 dhe padyshim qe kjo ndeshje pritet me interes sepse mund te jete vendimtare per ecurine e metejshme te tyre ne kampionat per vete pretendimet qe ato kane.