Komiteti Ekzekutiv ka marrë disa vendime të rëndësishme në mbledhjen e sotme në lidhje me të gjitha kategoritë në futbollin shqiptar.
Mes këtyre vendimeve mund të përmendet “gradimi” i Sokol Jarecit në detyrën e kryetarit të komisionit të dizenjimit të arbitrave, si dhe emërimi i Xhemal Mustedanagiç në postin e drejtorit teknik pranë FSHF-së.
Po, ashtu janë miratuar strukturat e kampionateve të Kategorisë së Parë dhe Kategorisë së Dytë, ndërkohë që nuk është marrë ende një vendim në lidhje me numrin e lojtarëve të huaj në Superiore.
Ja dhe vendimet e djeshme të KE-së
1 U miratuan listat e Arbitrave, Asistentëve, Vëzhguesve dhe Delegatëve për sezonin 2018-2019.
2 Z. Sokol Jareci emërohet në pozicionin e Kryetarit të Komisionit të Dizenjimit pranë FSHF-së.
3 Z. Dzemal Mustedanagiç emërohet në pozicionin e Drejtorit Teknik pranë FSHF-së.
4 Në lidhje me propozimin e klubeve për numrin e futbollistëve të huaj në fushë, KE vendosi që: Komisioni i garave të hartojë një raport të zgjeruar dhe të argumentuar për ndryshimin e numrit të lojtarëve të huaj që aktivizohen në kampionatin kombëtar.
5 U miratua edhe struktura e Kampionatit Kombëtar Kategoria e Parë, në ndarjen e skuadrave në dy grupe A dhe B, si më poshtë:
Grupi A
Vllaznia
Iliria
Erzeni
Besëlidhja
Dinamo
Korabi
Burreli
Shënkolli
Vora
Veleciku
Grupi B
Lushnja
Bylis
Apolonia
Tomori
Pogradeci
Besa
Egnatia
Turbina
Elbasani
KF Oriku
(Shorti i Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Parë do të hidhet në FSHF, ditën e hënë datë 20 gusht, ora 11.00)
6 U miratua edhe struktura e Kampionatit Kombëtar Kategoria e Dytë, në ndarjen e skuadrave në dy grupe A dhe B, si më poshtë:
Grupi A
Vllaznia B
Tërbuni
Klosi
Spartaku
Partizani B
Luzi 2008
Gramshi
Tirana B
Internacional Tirana
Sopoti
Kukësi B
Ada
Kevitan
Rubiku
Grupi B
Shkumbini
Naftëtari
Albpetrol
Devolli
Delvina
Butrinti
Maliqi
Këlcyra
Skrapari
Tepelena
Memaliaj
Gramozi
Përmeti
FC.Termi
7 Komiteti gjithashtu miratoi edhe data e fillimit të kampionateve. Kështu, Kampionati Kombëtar i Kategorisë së dytë do të nisë më datë 16 shtator Kategoria Superiore për Moshat do të nisë në datë 2 shtator.
Kampionati i femrave do të nisë më datë 15 shtator.