Egnatia shkruan historinë!

Ekipi rrogozhinas ka arritur të kualifikikohet për herë të parë në finalen e Kupës së Shqipërisë, duke mposhtur në limite fituesit në fuqi të këtij kompeticioni, Vllazninë.

Goli i vetëm erdhi nga Jackson në minutën e 90-të të sfidës, me një predhë të këtij të fundit që tashmë do të konsiderohet si historik.

Episodet nuk munguan. Që në minutën e 2-të të sfidës, Jorgji dha një karton të kuq për Cobën, i cili u kthye më pas në të verdhë nga VAR. Ishte po VAR që anulloi një gol të mrekullueshëm të Cobës, i cili do të kishte ndryshuar shumë rrjedhën e lojës.