Tifozet shkodrane dhe ata shqiptare qe pritet te jene te pranishem pasditen e sotme ne Kingsmeadow Stadium te Londres per te ndjekur ndeshjen e femrave ne mes Çelsit dhe Vllaznise, kane shume besim se skuadra kampione e Shqiperise do te paraqitet shume denjesisht ne kete perballje.

Edhe ne disa prononcime te dhena per “Shkodra Sport” diten e djeshme, ne rradhet e tyre duket shume besim per te pakten nje barazim, nderkohe qe te tjere kenaqen edhe me nje gol te shenuar nga Vllaznia ne kete perballje shume te veshtire.

Por krejt ndryshe mendojne kompanite angleze te basteve. Bet365 nje nga me te njohura ne bote, e kuoton fitoren e Çelsit ne vleren 1.08, ndersa barazimin ne mes dy skuadrave e kuoten ne shifren 25. Kuptohet qe per fitoren e Vllaznise koefiçenti rritet edhe me shume dhe ai kuotohet ne 40.

Qe ndryshe do te thote se shumepak kush mund te vendose bast per nje fitore apo qofte edhe nje barazim te Vllaznise ne kete takim. Fusha e lojes gjithsesi mund te tregoje te tjera gjera dhe shpresat mbesin shpresa.

Kujtojme qe ndeshjen e pare Çelsi e ka fituar ne France ndaj PSG me rezultatin 1-0 ndersa Vllaznia humbi ne Shkoder 0-2 me Real Madrid. Skuadra londineze mendohet te jete pretendentja kryesore per te qene koka e grupit A ne fund te ndeshjeve te tij./SHKODRA-SPORT.COM/