Mbrojtesi shkodran Marash Kumbulla u largua nga grumbullimi i Kombëtares për shkak të një problemi në gju të pësuar në sfidën ndaj Andorrës.

Mbrojtësi kuqezi ka mbërritur ditën e sotme në Romë për analizat mjekësore dhe është konfirmuar dëmtimi i rëndë të meniskut të jashtëm.

Kumbulla nuk do të operohet, por do të ndjekë një terapi tjetër që do të zgjasë të paktën 3 muaj e në këtë mënyrë sezonin për mbrojtësin është i mbyllur. Një humbje e madhe për Romën në këtë fund sezoni, por edhe për Kombëtaren kuqezi.

Ne kete menyre, ai konfirmohet edhe njehere si i pafat sepse jo vetem humbi perballjet me Angline dhe San Marinon me kombetaren shqiptare, por edhe ndeshjet e tjera te sezonit me Romen.