Sponsori i Vllaznisë, Alban Xhaferi reagon pas shlyerjeve të një pjesë të detyrimeve që klubi ka ndaj tatimeve dhe sigurimeve shoqërore.

Kryetarja e Bashkisë, Voltana Ademi zbuloi në rrjetet sociale se ditën e sotme, Bashkia Shkodër së bashku me sponsorin Xhaferi kishin paguar rreth 39,166,600 lekë për sigurimet shoqërore dhe tatimeve, ndërsa kanë lidhur edhe një marrëveshje për shlyerjen e të gjithë borxhit.

Paa prononcimit te shkurter per “Shkodra Sport”, përmes një postimi në rrjete sociale, Xhaferi shkruan se sot është hedhur një hap i madh drejt Europës.

“Sot kemi hedhur një hap të madh drejt Europës. Nesër në dashtë Zoti e realizojmë me sukses endrrën tonë”, shkruan Xhaferi.