Teuta ka bërë afrimin e dytë në merkaton e janarit. Kampionët në fuqi të Superligës firmosën pak ditë më parë me Rubin Hebajn, ndërsa sot kanë firmosur me Reild Kurtin. 20-vjeçari luan si mbrojtës i djathtë dhe në pjesën e parë të sezonit ishte pjesë e Korabit në Kategorinë e Parë.

Kurti shihet si një lojtar cilësor për të ardhmen dhe ka qenë pjesë e Kombëtares nga U17 deri te U20. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Teuta ka bërë me dije se ka firmosur për 3 sezone me mbrojtësin dhe lojtari do të bashkohet me ekipin në stërvitje.

Postimi i Teutës:

Teuta ka kënaqësinë të njoftojë se mbrojtësi i djathtë, Reild Kurti është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë. Klubi ynë ka arritur ditën e sotme një marrëveshje 3 vjeçare me lojtarin 20 vjeçar, i cili vjen te Teuta pas paraqitjeve shumë të mira në ekipin e Korabit. KF Teuta i uron mirëseardhje mbrojtësit Kurti dhe shumë suksese me fanellën e klubit tonë.