Pavaresisht perforcimeve te bere ne perberje por edhe ne pankine, Vllaznia duket se ka ende per t’u permiresuar ne menyre qe te arrije objektivin qe ka. Kete e ka treguar edhe ne ndeshjen e sotme ndaj Teutes, luajtur ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.

Teuta ka triumfuar 78-56, në takimin që mbylli javën e 7-të të Superligës në basketboll për meshkuj. Një fitore e lehtë dhe e merituar e skuadrës durrsake, që ngjitet në vendin e dytë, me pikë të barabarta me Goga Basket, ndërsa Vllaznia vijon të mbyllë tabelën e renditjes, pa asnjë fitore këtë sezon.

Ndonëse pritej një sfidë më e fortë, me Vllazninë që ka afruar trajner të huaj dhe 3 basketbollistë amerikanë gjatë ditëve të fundit, duket se ende shkodranët nuk janë kthyer në një ekip të kolauduar. Kjo u pa qartë në fushë, ku pas një periode të parë të ekuilibruar e te fituar nga shkodranet 18-17, loja merr një tjetër rrjedhë, tërësisht e komanduar nga miqtë durrsakë.

Pjesa e parë mbyllet 36-29 për Teutën, që nuk e ul ritmin as në pjesën e dytë, madje e thellon avantazhin, duke qenë më e saktë në veprimet e saj sulmuese e mbrojtëse dhe fitoi me meritë. Vllaznia ishte shpesh në vështirësi dhe nuk arriti të rivalizojë, duke humbur terren edhe pse mbështetja e fansave të shumtë në pallatin e sportit nuk mungoi.

Një rezultat që vazhdon të penalizojë skuadrën shkodrane, e fundit dhe pa asnjë fitore këtë sezon, duke rrezikuar shumë. Ndërsa Teuta arriti një fitore të rëndësishme për renditje, duke qëndruar pas Partizanit kryesues.

Tek Vllaznia nderkohe jane verejtur ndryshimet e para ne lojen e saj megjithate i duhet edhe pak kohe per te pare ate skuader qe deshirojne.
www.shkodrasport.com