Elseid Hysaj është larguar nga Napoli pas mbylljes së sezonit. Mbrojtësit shkodran i përfundoi kontrata dhe skuadra italiane nuk i ofroi rinovim e për këtë arsye është larguar.

Mediat italiane bëjnë më dije se Hysaj është pranë firmës me Lazion. Me firmën e Sarrit te ekipi kryeqytetas do të afrohet edhe lojtari i Kombëtares shqiptare.

Tashmë janë zbuluar edhe detajet e kontratës së Hysajt me Lazion dhe mbrojtësi do të firmosë një kontratë 5-vjeçare me një pagë 1.7 milionë euro në sezon.

Në ditët në vijim pritet të bëhet edhe zyrtarezimi me Hysajn që qendron sërish në Serie A, pavaresisht shume dilemave per te kaluar ne ekipe te tjera.